GARANCIA

Si funksionon Garancia 60-ditore e kthimit të parave*

Ne dëshirojmë që ju të jeni 100% të kënaqur me blerjen tuaj. Nëse për ndonjë arsye jeni të pakënaqur me rezultatet e Serumit Antiage Iuvenis, ne do t'ju japim një rimbursim te plote te parave tuaja duke perfituar nga “Garancia 60 ditore”.

Për te perfituar garancine ju duhet te plotesoni kriteret e rregullores se mëposhtme:

  1. Para se te nisni trajtimin me serumin Antiage Iuvenis, beni disa foto ne zonën e fytyres (rreth syve, ballit, rrudhave te mimikes, qafes etj) ku doni te shihni rezultatet pozitive pas trajtimit me serumin Iuvenis. (sipas shembullit ilustrues)
  2. Ju duhet te përdorni minimumi 3 Serum Antiage Iuvenis per 60 ditë. Cdo serum Antiage Iuvenis permban produkt përafërsisht per 3 jave perdorim.
  3. Përdorni Serumin Antiage Iuvenis sipas udhëzimeve qe gjenden në ambalazh dhe në faqen zyrtare të serumit Antiage Iuvenis ose ne rrjetet tona sociale. Sugjerohet perdorim 2 here ne dite (mengjes dhe darke) te serumit duke aplikuar gjithmone krem (hidratues me spf gjate dites dhe hidratues naten).
  4. Bëni 1-2 foto per çdo muaj të zonës së trajtuar te fytyres (fotot te jene me kënde dhe te ngjashme ne te gjitha rastet, për të dokumentuar dhe monitoruar permiresimin dhe eleminimin/zbehjen e rrudhave. Sigurohuni që fotot të jenë të qarta).
  5. Ne momentin e aplikimit per programin e garancise se kthimit te parave* do te paraqisni të gjitha fotot pas periudhës 60-ditore në rend kronologjik dhe me shenime te datave për të identifikuar progresin pozitiv cdo here qe ju raportoni. Gjithashtu ruani dhe cdo fature blerje qe ju ka ardhur bashke me porosite tuaja.
    Te gjitha keto do ti dergoni ne emailin garancia@iuveniscare.com
  6. Dergoni një përshkrim te detajuar të përdorimit te serumit Antiage Iuvenis për të sqaruar aplikimin e produktit. Raportoni nëse është anashkaluar perdorimi i tyre ose nëse keni perdorur produkte të tjera kozmetike njëkohësisht me serum Antiage Iuvenis dhe/ose nëse keni përjetuar ndonjë shqetesim ose reaksion gjatë përdorimit te rregullt te serumit Antiage Iuvenis.
    Ky informacion është për të ndihmuar kompanine tone të përmirësojë zhvillimin e produktit dhe shërbimin ndaj klientit.

“Garancia e rimbursimit të parave”*

Gjate perdorimit te rregullt per 60 dite, përdoruesit e serumit Antiage Iuvenis do të vene re, lekure me te hidratuar dhe te bute, lekure me te shendetshme dhe vitale si dhe nje zbehje te rrudhave ne zonat e aplikuara. Ne disa raste mund te ndodhe qe disa përdorues te serumit Antiage Iuvenis nuk do te kene rezultatet e duhura. Serumi Antiage Iuvenis nuk u rekomandohet atyre që përjetojnë semundje te ndryshme te lekures kryesisht ne zonen e fytyres ku do aplikohet produkti.

Programi jone i garancise* nuk ofrohet ne kete rast. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto probleme, ose keni dyshime nëse produktet tona janë te duhurat për ju, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të shitjes ose kujdesit të klientit.

Shënim: “Garancia e kthimit të parave*” ofrohet vetëm per klientet qe kane perdorur rregullisht Serumi Antiage Iuvenis prej minimumi 60 ditë (kjo do te vertetohet me nr. e porosive te kryera nga ju dhe me fotot qe keni raportuar cdo jave), pra per kliente qe kane blere minimumi 3 Serum Antiage Iuvenis, per klientet qe kane ndjekur ne menyre te perpikte te gjithe programin e trajtimit sipas rregullores (sipas pershkrimit ne etikete). Çdo pretendim i paraqitur para 60 ditëve nuk do të pranohet, si dhe cdo pretendim i cili nuk ploteson kushtet e mesiperme nuk do te merret parasysh. Para se te aplikoni per garancine e kthimit te parave ju lutem lexoni te gjithe rregulloren e programit te garancise dhe nese klasifikoheni per ta perfituar ndiqni hapat e mesiperme.

*Me rimbursim ose garanci te kthimit te parave, ju do te perfitoni te gjithe shumen e shpenzuar gjate periudhes 60 ditore te trajtimit te rrudhave me Serumin Antiage Iuvenis duke mbajtur kostot e transportit per porosite e kryera, kostot operative te kompanise si dhe kostot e taksave vendore dhe tvsh e produktit. Vlera e ketyre kostove te lartpermendura llogaritet rreth 50% e shumes se shpenzuar.
Ju lutemi referojuni Politikës së Dorëzimit dhe Kthimit ose Termave dhe Kushteve për çdo pyetje shtesë në lidhje programin e garancise dhe kthimit te parave per periudhen 60 ditore.